Fillimi | Kushtet e perdorimit

Kushtet e perdorimit

KUSHTET THE TERMET E BLERJES SË BILETAVE AJRORE PËRMES SHËRBIMIT WWW.AVIOBILETA.COM

Këtu ju mund të gjeni se si të rezervoni fluturimin tuaj.

Duke klikuar në “konfirmo udhëtimin” pas zgjedhjes së fluturimit, hedhjessë të dhënave të udhëtarëve dhe plotësimin e informacionit mbi kartën e kreditit, ju pranoni termat dhe kushtet e mëposhtme:

  • NDRYSHIMI I EMRIT NUK LEJOHET
  • ANULIMI / NDRYSHIMI I FLUTURIMIT NUK LEJOHET – përvec nëse kushtet në hapin e 3-të të procesit të rezervimit ‘kushtet e blerjes’ specifikojnë ndryshe)
  • FLUTURIMET NUK JANË TË KONFIRMUARA DERI NË MARRJEN E AUTORIZIMIT TE KARTELËS SË KREDITIT DHE LËSHIMIT TË BILETËS PËR REZERVIMIN NË FJALË.

Pasi të konfirmoni që keni lexuar dhe jeni pajtuar me kushtet e përgjithshme të kontratës në hapin e 5-të të procesit të rezervimit, pas klikimit në “konfirmo udhëtimin”, ju pajtoheni me itinerarin, kushtet dhe çmimin e biletes. Është jashtëzakonishtë e rëndësishme që të shqyrtoni me kujdes itinerarin para se të shtypni butonin “konfirmo udhëtimin“:

Sigurohuni që keni zgjedhur datën e dëshiruar (nganjëherë datat e vendosura anulohen për shkak të lëvizjespara/mbrapa në faqe, varësisht nga konfigurimit i shfletuesit tuaj/browser).

Kontrolloni me kujdes itinerarin; analizoni me kujdes datëndhe orën e fluturimit tuaj (në disa raste për fluturime të caktuara nevojitet qendrim/fjetje apo ndryshim aeroporti dhe arrini ne destinimin tuaj diten e nesërme.

Sigurohuni që fluturimi i zgjedhur të ketë zbritjen në aeroportin e dëshiruar. Disa qytete si psh. Londra apo NewYork-u kanë nga disa aeroporte dhe se opcionet e cmimit jepen për të gjitha aeroportet si psh. Londër (Gatwick, Heathrow, etj), ose New York (John F. Kennedy – JFK, La Guardia- LGA ose Newark- EWR),  Washington DC (DAB-Dulles, Baltimore – Baltimore-Washington International dhe Aeroporti Kombëtar Reagan – DCA). Gjithashtu, mbani në mend se disa qytete kanë të njëjtin emër, të tilla si Mançester, NH, SHBA (MHT) dhe Mançester, Angli (MAN). Është e rëndësishme të dini se disa kompani ajrore të nxituranga fluturimet me kosto të ulët bejnë ulje në aeroportet që janë shumë larg nga qytetet në të cilat linjat ajrore të caktuara bëjnë reklamimin. Për shembull, Ryanair shet bileta për Frankfurt edhe në qoftë se aeroplanët realishtzbresin në Hahn, i cili gjendet më shumë se 130 km larg nga aeroporti i Frankfurtit.

Është e rëndësishme të dini se ndonjëherë ju mund të uleni në një dhe të fluturoni nga një aeroport tjetër për në destinimin tuaj (p.sh. zbritni në Londër-Gatwick dhe vazhdoni udhëtimin tuaj përmes London Heathrow). Kyrast ndodh shpesh për të gjitha kryeqytetet e mëdha botërore si New York-u, Londra, Paris-i, Sao Paulo, Buenos Aires, Tokio, Milano, etj

Jini të kujdesshëm me itineratin dhe segmentet e udhëtimit tuaj. Disa kompani ajrore për segmente te caktuara (pjesë) tëudhëtimit tuaj perdorin trene apo autobusë. Shpeshherëështë e mundur që ky element të neglizhohet, kështu që gjithmonë kontrolloni me kujdes itinerarin tuaj dhe mjetet e transportit deri në destinacionin tuajpërfundimtar. Disa nga destinacionet në të cilat mund të arrihet nga një kombinim i transportit ajror dhe transportit hekurudhor janë Ottawa, Stuttgart-i, Heidelberg-u, Bern-i. Në Francë, trenat me shpejtësi të lartë “TGV” janë pjesë e orareve ajrore dhe mbajnë numërtë fluturimit. Ne sistemin tonë kjo specifikohet si TRN nën rubriken “equipment”. Kontrolloni cmimet. Tarifat e aeroportit janë gjithmonë të përfshira deri në itinerarin e fundit dhe në cmimin përfundimtarte biletave, dhe paraqiten në hapin e tretë të procesit të rezervimit. Ju lutemi vini re se është e nevojshme që të arrihet në hapin e tretë të procesit të rezervimit për të parë cmimin e përgjithshëm.

Tatimet

Kjo është pjesë e faturës jashtë përgjegjësisë së aviobileta.com dhe cilitdo agjension turisik.

Rezervimi dhe blerja

Për te gjitha rezervimet e bëra përmes shërbimit www.aviobileta.com pagesa mund të bëhet në linjën ajrore e cila operon me fluturimin (me thirrjen e kodit te rezervimit – PNR) ose në cdo agjension të autorizuar nga IATA në territorin e Republikës së Kosovës

Sigurimi në udhëtim

Të gjithe udhëtareve tanë u rekomandojmë sigurimin shendetësor në udhëtim, i cila paraqet një kosto te vogël dhe të papërfillshme per klientin, sidoqoftë ofron mbrojtje të caktuar në rast të situatave të papritura.

Identiteti i udhëtarit

Emri i udhëtarit në pasaportë duhet të i pergjigjet emrit tëudhëtarit në biletë. Ju lutemi që të keni parasysh se, me rastin e lëshimit të biletës, sipas rregullave tëlinjave ajrore,nuk është e mundur të bëhet ndërrimi apo permirësimi i emrit. Aviobiletat janë dokumente tëjo-transferueshme dhe nuk mund të transferohen nga një person në tjetrin.

Llojet e moshave në transportin ajror janë:

  • Foshnje (bebet e vogla) deri ne moshën dy vjeçare (infant)
  • Fëmijë, prej 2 deri ne 12 vjet (Child)
  • Të rinjtë, prej 12 deri 25 vjet (youth),
  • Personat e rritur (25+), Adults.

Foshnjet, fëmijët si dhe te rinjtë, shpeshherë gëzojnë zbritje të caktuara nëçmim, andaj, verifikoni me kujdes  datat e sakta të lindjes së udhëtarëve, të cilat korrespondojnë me datën e lindjës në pasaportë. Në qoftëse femiu juaj udhëton vetëm, atëhere ju lusim që të na kontaktoni paraprakisht në menyrëqë të ju udhëzojme në lidhje me blerjen e aviobiletës për femijë pa përcjellje.

Përgjegjshmëria e web faqës

Nëse gjatë procesit të rezervimit në web faqe, vjen deri te ngrirja e faqës ose vjen deri tek ndërprerja e lidhjes së internetit, ju lutemi na kontaktoni në mënyre që të verifikojme nëse rezervimi juaj është realizuar me sukses.

Rezervimet e dyfishta

Nëse bëni ndonjë gabim gjatë rezervimit, ju lutemi që të njejtin të e anuloni, ose na kontaktoni në mënyrë që ne ta bejme anulimin për ju, para se të vazhdoni me rezervimin tuaj të ri. Në rastet e rezervimeve të dyfishta, linja ajrore e mban të drejtën e anulimit të rezervimit dhe/ose biletes së blerë pa njoftim paraprak, për ç’gje agjensioni turistik nuk mban përgjegjësi.

Konfirmimi i rezervimit dhe vertetimi i biletes se leshuar

Shumica e rezervimeve të bëra mund te shihen në faqen www.checkmytrip.com menjëherë pas konfirmimit të rezervimit. Për kontrollimin e rezervimit në www.checkmytrip.com ju lutemi vendosni mbiemrin tuaj si dhe kodin e rezervimit (PNR) të cilin e keni pranuar në konfirmimin e rezervimit tuaj. Së pari duhet të shihni rezervimin e konfirmuar, e pasi që të jetë konfirmuar aviobileta, atëhere ne rezervim do figurojë edhe numri serik i aviobiletës. Me viziten tuaj në www.checkmytrip.com në përshkrim do të figuron edhe numri serik i biletës, klikoni ne butonin „Print Itinerary“- në anën e majtë të faqës, në mënyre që të shtypni detajet e biletës suaj.

Kodi gjashte-shifor (PNR) të cilin e pranoni me rastin e konfirmimit te rezervimit, dallon nga kodi individual të cilin e përdor kompania ajrore (çdo kompani ajrore i ka numrat e vet) të cilët poashtu gjenden në web-faqen: www.checkmytrip.com .

Në qoftë se në e-mail-intuaj nuk keni pranuar aviobiletën tuaj elektronike, ose pas kontrollimit në www.checkmytrip.com nuk e shihni numrin e biletes, luteni që brenda 24 orëve nga data e rezervimit të na kontaktoni në e-mail: aviobileta@aviobileta.com

Në qoftë se me rastin e konfirmimit tërezervimit, keni lënë një kartë krediti,pagesa nga e cila është refuzuar, ju do të pranoni një email me kërkesën e paraqitjes së një metodë alternative të pagesës për të konfirmuar biletën  tuaj.

Në qoftë se për arsye teknike, nuk është e mundur të leshohet bileta juaj, ju do të njoftoheni sa më shpejt të jetë e mundur dhe do ju ofrohen mundësi alternative të udhëtimit. Nëse alternativa e specifikuar nuk ju konvenon, por e keni konfirmuar rezervimin me kartë krediti, rezervimi juaj do te anulohet, dhe karta e kredititnuk do të ngarkohet.

Koha e përgjigjes

Gjatë ditëve të javës nga 09-18, stafi i www.aviobileta.com do të lidhet me ju në nje afat prej 30 min. e deri ne 2 orënga pranimi i konfirmimittë rezervimit ose kerkesës suaj për rezervim.

Shumica e konfirmimeve dërgohet ne afatin prej 30 minuta deri në 1 orë nga momentii rezervimit. Pranimi i një konfirmimi të tillë në emailin tuaj, do të thotë që ju keni perfunduar me me sukses rezervimin, sidoqoftë nukështë i garantuar deri ne momentin e realizimit të pagesës me anë të kartës së kreditit, transfertes bankare ose pagesë nëtë holla të gatshme. Herë pas here, për shkak të arsyeve teknike nga ana e sistemit tonë, mund të ndodhë të ju shfaqetnjëofertë e pavlefshme. Nëse një rast të tillë, ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ju ofruar një opsion alternativ.

Anulimet dhe ndryshimet

Ekzistojne (tri) 3 kategori anulimesh/ndryshimesh:

  • Anulimet ose ndryshimet e bera nga ana e kompanise ajrore pa pelqimin e udhëtarit;
  • Anulimet dhe ndryshimet te cilat kerkohen nga udhëtari
  • Anulimi i udhëtimit shkaktuar me bankrotimin e kompanise ajrore
  • Anulimi per shkak te rezervimeve te dyfishta
  • Mos-percjellja e renditjes se udhëtimeve – segmenteve ne bilete dhe perdorimi i tyre

Anulimet ose ndryshimet e bëra nga ana e linjës ajrore pa pëlqimin e udhëtarit

Kompanite ajrore, në rrethama të caktuara, mbajnë të drejtën e ndryshimit të orarit të fluturimit pa informim paraprak te udhëtarit. Ne rast të kushteve atmosferike, katastrofave natyrore, botërore, gjendjes së luftes, bankrotimit te linjës ajrore, problemeve me kapacitete, kompania ajrore mund te anuloj ose ndryshoj orarin e fluturimit.

Bileta elektronike është kontrate ndermjet kompanise ajrore dhe udhëtarit.

www.aviobileta.com dhe partneret e saj veprojnë si agjentë te linjavë ajrore dhe partner të tyre ekzekutiv dhe nuk janë përgjegjes për veprimet e bëra nga ana e kompanisë ajrore

Nëse shqetësimet tuaja janë në përputhje me ligjin për të drejtat dhe mbrojtjen e udhëtarëve në udhëtimet ajrore, kompanitë ajrore mund të heqin dorë nga sasia/vlera standarde e kompensimit në rast të anulimit / ndryshimit dhe të bë kthimin e mjeteve zakonisht te pa-kthyeshme. Kompanitë ajrore mund të ofrojnë edhe forma të tjera të kompenzimit, nëse një udhëtari i është mohuar bordingu-hyrja në aeroplan. Për informacion të saktë në lidhje me të drejtat e udhëtarëve në transportin ajror, në rast të situatave te pazakonshme dhe të emergjencës, gjithsesi lexojeni LIGJIN PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN E UDHËTARËVE NË UDHËTIMIN AJROR.

Nese kompania ajrore ndyshon orarin e fluturimeve dhe propozon një orar të ri i cili u konvenon udhëtareve, atëherë kompania ajrore do të bëjë ndryshimin (me shpenzime të veta), ndersa ju do të pranoni detajet e reja të fluturimit si dhe biletën gjegëse.

Në qoftëse për shkaqe të arsyeshme, kompania ajrore, nëmënyrë të konsiderueshme ndryshon orarin i cili nuk ju konvenon, ju fitoni të drejtën për kthim te mjeteve. Shuma e mjeteve të kthyeshme (për kthimet paraprakisht të aprovuara nga kompania ajrore), do të jete shuma e biletës së paguar, përjashtuar këtu shumën e shërbimit të lëshimit të biletës (ticketing service charge – TSC).

2. ANULIMI DHE NDRYSHIMI I KERKUAR NGA UDHËTARI

Anulimi dhe ndryshimi i datës së udhëtimit janë subjekt i kushteve me të jeni pajtuar në hapin e 3-të të procesit të rezervimit (në shumicë e biletave ajrore nuk lejohet ndryshimii datëssë udhëtimit ose rimbursimit, disa bileta tjera lejojë vetëm rimbursim të pjesshëm të mjeteve, andaj, para se të konfirmoni rezervimin,gjithmonë lexoni me kujdes kushtet e biletës suaj, dhe në rast dyshimi dhe paqartësie, ju lutemi na kontaktoni me e-mail në aviobileta@aviobileta.com

Nëse anuloni udhëtimin tuaj, në përputhje me kushtet e biletës suaj, ju keni të drejtë për kthim mjetesh.Mjetet në fjalë do të u kthehen (me miratimin e linjes ajrore), zakonisht 6-8 javë nga momenti i anulimit të biletës suaj. Është e rëndësishme të theksohet se në qoftë se ju vendosni të anuloni biletën tuaj, ju lutemi dërgoni një kërkesë për anulim me shkrim në e-mail-in tonë:aviobileta@aviobileta.com para datës së udhëtimit në biletën tuaj. Mbulimii fondeve në rast të sëmundjes apo arsyeve të ngjashme mund të e lehtësojë ndjeshëm pagesa e mëhershme e sigurimit të udhëtimit si dhe sigurimit tëanulimit, andajju rekomandojmëqëpër pyetje dhe informacione shtesënë lidhje me sigurim të udhëtimit dhe sigurimit të anulimittëna kontaktoni në adresën tonë aviobileta@aviobileta.com

Ndryshimi i datës së udhëtimit, para nisjes ose pas nisjes është gjithashtu subjekt i kushteve për të cilat keni rënë dakord kur keni konfirmuar rezervimin tuaj (hapi 3 i procesit të rezervimit). Nëse ndryshimi në fjalë ështëi lejuar, ju lutemi na dërgoni kërkesën tuaj së bashku me datën e dëshiruar të udhëtimit të ri (si dhe biletën tuaj), dhe ne, në përputhje me kushtet e biletes dhe disponueshmërisë së vendeve ne aeroplan në datën e kërkuar, do ju komunikojmë shumën e ndryshimit te datës, në qoftë se ajo nevojitet. Në qoftë se itinerarii ri dhe shuma përkatëse e taksës për ndryshimin e datës së udhëtimit ju përshtaten, ju lusim të na dërgoni një konfirmim me shkrim si dhe të caktoni mënyren e pagesës se taksës së ndryshimit.Menjëherë pas pagesës, ju do të merrni një biletë të re për udhëtimin tuaj.

3. ANULIMET E SHKAKTUARA NGA FALIMENTIMI I KOMPANIVE AJRORE

Në rast të falimentimit të kompanive ajrore, www.aviobileta.com nuk mban përgjegjësi dhe se kthimi i mjeteve do të bëhet nga ana e www.aviobileta.com menjëherë pas pranimit te tyre nga kompania ajrore.

www.aviobileta.com do të informojë me kohë të gjithë udhëtarët në lidhje me statusin e biletave në rast të falimentimit te kompanisë ajrore.

4. ANULIMI NË RAST TË REZERVIMIT TË DYFISHTË

Në rast të rezervimit të dyfishtë, kompania ajrore rezervon të drejtën të anulojë një biletë të blerë, pa paralajmërim, për të cilën agjencia e udhëtimit nuk mban përgjegjësi.

5. MOS-PERCJELLJA E RENDITJES SË UDHËTIMEVE – SEGMENTEVE NË BILETË DHE PËRDORIMI I TYRE

Bileta bëhet i pavlefshme nëse të gjithasegmentet e udhëtimit nuk janë përdorur në renditjene përcaktuar në biletë.Bileta e blerë është e vlefshme për transportin nga pika e origjinës, nëpërmjet ndalesave dhe pikavetë transferimit, deri në destinimin e specifikuar në biletë. Bileta qëju keni blerë llogaritet në përputhje me kushtet e kompanisëajrore në bazë të itinerarit të specifikuar në biletë. Nëse dëshironi të ndryshoni udhëtimin tuaj, ju duhet që sa më parë të kontaktoni agjensionin tua. çmimi për udhëtimin tuaj të ri do të llogaritet dhe do të ju jepet mundësia për të pranuar çmimin e ri ose mbajtjen udhëtimin tuaj fillestar. Nëse ju deshironi të ndryshoni udhëtimin tuaj fillestar pa marrëveshje paraprake me agjensionin, agjensioni rezervon të drejtën per të aplikuar koston e saktë për udhëtimin tuaj aktualduke paguar çmimin e ndryshimit të biletes së paguar dhe asaj që realisht ështënë përdorim, në përputhje me termat dhe kushtet e përcaktuara nga transportuesi ajror për itinerarin e ritë zgjedhur.

Pranimi i informacioneve nga ana ynë

Ju lutemi që me rastin e vendosjes se informatave kontaktuese, të kontrolloni nëse e keni shënuar saktë adresën tuaj të e-mailit. Në qoftë se e keni shënuar adresën tuaj gabimisht, ju nuk do të mund të pranoni konfirmimin e biletës suaj me rastin e përfundimit të rezervimit. Poashtu, kontrolloni nëse e-mail serverin tuaj ështe operacional dhe se e-maili juaj është në gjendje të pranoj mesazhe te reja. Është shumë e rendësishme të i kontrolloni elementet e cekura më lartë ngase të gjitha informacionet sa i perket rezervimit tuaj (itinerari, konfirmimi etj.) do të dërgohen nëpo atë adrese, kështu që luteni që ta kontrolloni postën tuak elektronike menjëherë pas përfundimit të procesit të rezervimit. Është e rëndësishme të dini se, edhe pse rezervimin tuaj e keni bërëme kartë krediti në kohën e rezervimit, karta e kreditit mund të refuzohet gjatë procesit të pagesës, në cilin rast do të ju informojme me kohë si dhe lutjen që të na informoni për menyrat tjera të pagesës, me shkrim, permes e-mailit tuaj.

Mundesia e kontaktit dhe gabimet gjate perpunimit te rezervimit

Mjeti ynë kryesor i komunikimit është e-maili.

Është përgjegjësia juaj qe në rastin e rezervimit të vendosni e-mail adresën tuaj të sakte si dhe numrin e telefonit për kontakt. Në rast se e-mail adresa juaj e dërguar në adresën tone nuk kalon ose nuk ka asnjë përgjigje nga ana juaj, ne do të përpiqemi të kontaktojme me ju me anë të telefonit.

Ju lutemiqë kur bëni rezervim të vendosni kontakte të sakta në mënyrë që të mund të ju informojme në kohë në lidhje me ndryshimet e mundshme apo detaje të tjera të rëndësishme. Nëse transkacioni i kartelëssuaj te kreditit është refuzuar, www.aviobileta.com nuk është përgjegjëse për vonesën apo ndryshimet e mundshme në çmim për shkak të rrethanave të mësipërme. www.aviobileta.com nuk mban përgjegjësi për rrethanat e shkaktuara nga vendosja e pasaktë e numrittë telefonit, e-mail-it, emravetë udhëtarëve, zgjedhjen e gabuar të destinacionit, datëssë udhëtimit dhe gabime tjera që mund të bëhen gjatë procesit të rezervimit. Nëse keni vënë renjë gabim të tillë, ju lutemi të na njoftoni menjëherë me e-mail ne e-mail adresën tonë: aviobileta@aviobileta.com, dhe në koordinim me linjën ajrore do te mundohemi tëju japim zgidhen më të mirë të mundshme.

Kartelat e kreditit; kontrolloni saktësinë e të dhënave, adresën, limitin e kartelës, etj

Pas konfirmimit të rezervimit tuaj dhe para momentit të lëshimit të biletës, pason procesi i pagesës me anë të kartëles se kreditit te cekur gjate kohes se rezervimit.

Ka shumë arsye përse një kartelë krediti mund të refuzohet, dhe disa prej tyre janë:

  • shënimi i gabuar i adresës suaj,
  • Limiti i pamjaftueshem ne kartelen tuaj,
  • Pagesa juaj e fundit nuk është realizuar, kështu që ju keni më pak para sesa qe keni llogaritur
  • Banka juaj ende ka adresën tuaj të vjetër dhe ju në ndërkohë jeni zhvendosë nga aty etj…

Ju lutemi kontrolloni nëse në kartelën tuaj të kreditit ka mjete të mjaftueshme në dispozicion (limit) për zbatimin e transaksionit, në mënyrë që të jemi në gjendje të ju leshojme biletat në kohë dhe pa komplikime. Në rastin e shumave më të mëdha, për arsye sigurie, ne do të ju kërkojmë të na dergoni një kopje të dokumentit tuaj identifikues. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Kartela e debitit

Nëpërmjet sherbimit www.aviobileta.com, nuk është e mundur që të realizohen pagesat me kartelëdebiti. Ju lutemi sigurohuni që pagesa të bëhet me anë të kartelës sëkreditit, transferit bankar ose të hollave të gatshme, në zyren e agjensionit www.aviobileta.com

Në qoftë se rezervimi juaj bëhet me anë të kartelës debit, ne do t’ju kontaktojmë me kërkesë për të na informuar ne lidhje me menyratalternative të pagesës, të cekura si më lartë.

Ulesja, ushqimi, dhe akomodimi i personave me aftësi të kufizuara

Nëse në fluturimin e zgjedhur ekziston mundësia e përzgjedhjes së ulëses, kjo gjë mund të bëhet në hapin e 4-të të procesit të rezervimit. Nëse në rezervim deshironi të cekni numrin tuaj tëudhëtarit të shpeshtë nëmënyrë që të grumbulloni milje udhëtimi (frequent flyer number), poashtu mund të bëhet në hapin e 4-të të procesit të rezervimit. Po qëse deshironi të bëni përzgjedhjen e ulëses, ushqimit, dhe caktimin e numrit të udhëtarit të shpeshtë në një kohë të mëvonshme,ose edhe nëse keni ndonjë kërkesë tjetër të veçantë, ju lutemi na dërgoni një e-mail ne aviobileta@aviobileta.com dhe ne do të ju përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.

Fluturimet në destinacione të caktuara dhe me linjat ajrore të caktuara nuk e kanë mundësinë e zgjedhjes se vendeve në aeroplan si dhe ushqimit specifik. Për çdo pyetje apo informacion, ju lutem na dërgoni një e-mail në aviobileta@aviobileta.com

Udhëtimet tejoqeanike dhe udhëtimet për destinimet për të cilat nevojitet vizë

NUK JU REKOMANDOJMË TË UDHËTONI NËSE NUK I KENI TË GJITHA DOKUMETET E KËRKUARA SI PASAPORTA DHE VIZA.

Ne udhëtimet tejoqeanike dhe destinacionet tjera të veçanta, përveç një dokumenti të vlefshëm udhëtimi (pasaportë) shpeshherë kërkohet vizë hyrjeje, leje për ri-hyrje, vizë-tranzit, çertifikatë mjekësore, çertifikate  vaksinimi, biletë kthyese, konfirmimin e vazhdimit të udhëtimit në destinacion të mëtutjeshëm, ose ndonjë kombinim te opcioneve të mësipërme.

Përgjegjësia për mbledhjen e dokumenteve të vlefshme të udhëtimit është pergjegjesi e udhëtarit; Për çdo pyetje apo informacion ju lutem na kontaktoni!

—-

KUSHTET E DETAJUARA TË TRANSPORIMIT TË UDHËTARËVE DHE BAGAZHEVE TË TYRE NË TRANSPORTIN AJROR 

FUSHA

Dispozita të përgjithshme

Kushtet e Transportit te udhëtarëve, bagazheve te tyre dhe mallrave (në tekstin e vetëm referuar si “Kushtet”) aplikohen për transportin e përgjithshëm, të rregullt apo pa-rregullt, të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, bagazheve dhe mallrave, te cilati kryen transportuesi, duke përfshirë shërbimet e lidhura me trafikun dhe transportin, si dhe procesine blerjes së biletave nga nje agjent i certifikuar nga IATA (International Air Transport Association)

Trafiku ose transportimi pa pagesë

Në qoftë se bëhet fjalë për trafikun ose transportin që kryhet pa pagesë, transportuesi ka të drejtë për të përjashtuar plotësisht ose pjesërisht vlefshmërinë e këtyre Kushteve.

  1. Pergjegjesite e udhëtareve

Udhëtari është iobliguar që, para se të blej biletat e udhëtimit dhe bordingut-hyrjës nëaeroplan, me kërkesën e zyrtarëve të agjensionit, transportuesit apo autoriteteve shtetërore, të deshmoj identitetin e tij/saj duke paraqitur dokumente të vlefshme dhe të rregullta udhëtimi.

Udhëtari është i detyruar të informohet në lidhje me nevojën e paisjes me vizë apo vaksinim për vendin në të cilin ose përmes të cilit udhëton.

Gjatë blerjes së biletës, udhëtari duhet të informojë kompaninë ajrore në lidhje me problemet e tyre shëndetësore, të cilat mund të sjellin komplikime në transportin e tij/saj ose të ndikojnë negativisht në rrjedhën e fluturimit.Asociacion Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA), rekomandon qëpër shkak të sëmundjes së gripit të shpendëve, SARS, Ebola, Malaria dhe Meningjit, para udhëtimit te tyre, udhëtarët të informohen në detaje përmes faqes sëinternetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH www.who.int) dhe të mbledhin informacionet e duhura në lidhje me nevojen ose jo tëvaksinimit.

Udhëtari është i detyruar të paraqes bagazhin e dorëzuar dhe atë të pa-dorëzuar përkontroll të sigurisë.Sipas rregulloreve ndërkombëtare në fuqi, bagazhi i dorës i udhëtarit nuk duhet të përmbajë armë, municion, thika, lodra që korrespondojnë me armë aktuale vrasjesh (p.sh., pistoleta, granata etj) dhe gjësende tjera të natyrës sëngjashme. Këto objekte mund të vendosen dhe të mbahen vetëm në bagazhtëdorëzuar. Transportuesi heq dorë nga çdo përgjegjësi për te mbajtur këto objekte. Substancat e natyrëssë rrezikshme (eksploziv, municion, lëndë djegëse, plin, gazrave të kompresuara, helmeve apo materialeve toksike dhe infektive, substancave oksiduese, materialeve radioaktive, materialeve magnetike dhe mallërave të tjera të rrezikshme) mund të transportohen vetëm në kushte të veçanta të transportit.

Udhëtari është i detyruar të respektojë karakteristikat e transportit ajror dhe të i përmbahet paralajmërimevetë transportuesit, kryesisht në lidhje me:

  • Hyrjen ne aeroplan, mbledhjet e ndryshme ne aeroplan si dhe lëvizjeve ne vendet/zonat e përcaktuara për udhëtarë;
  • Hyrjen dhe daljen nga avioni,
  • Ruajtjen e gjësendeve te tija/saja personale gjatë fluturimit.

Udhëtari është i obliguar që të përmbahet nga sjellja që mund të rrezikojnë sigurinë dhe funksionimin e fluturimit, fyerjeve ose shqetësimittë udhëtarëvetë tjerëose çdo veprim tjetër i cili do të rezultonte nëndonjë ankesë nga ana e tyre, mos-lejimi i kryerjessë detyrave të ekipit tëekuipazhit, dëmtimi i prones sëudhëtareve apo kompanisë ajrore, konsumimi i tepërt i alkoolit në aeroplanin.

Udhëtari poashtu obligohet qe:

  • Te paraqitet me kohë për nisjen e aeroplanit si dhe nënshtrimitnë të githa procedurat e kërkuara, dhe jo më vone sesa koha e përcaktuar nga kompania ajrore. Rekomandohet qëudhëtari tëinformohet me kohë nga ana e kompanisë ajrore ose agjentit të autorizuar;
  • Gjate udhëtimit me aeroplan sipas kërkesës së anëtarëve të ekuipazhit, të bëj vendosen e rripit të sigurisë.
  • Me kërkese te anëtarëve të ekuipazhit të bëj ndërrimin e ulëses së tij/saj nëse kjo gje është e nevojshme për shkaqe operative;
  • Te respektoj rregullin e mos-pirjes se duhanit ne kabinat e te gjithe aeroplaneve. Mos-respektimi i ketij rregullit do te rezultoj me gjobe ne te holla.
  • Qe gjatë fluturimit të mos përdorë paisje të caktuara elektronike, të cilat me punën e tyre mund të ndikojnë negativisht në funksionimin dhe punën e paisjeve elektronike të aeroplanit. Mos-respektimi i këtij rregulli do të rezultoj në gjobe në të holla.
  • Nese gjatë fluturimit paraqitet nevoja për kujdes mjekësor, menjëherë të njoftoj antarët e ekuipazhit, të informoj ekuipazhin në lidhje me informatat personale, si dhe t’i nenshtrohet ekzaminimit mjekësor.
  • Të kompenzoj kompaninë ajrore për dëmet të cilat i ka shkaktuar udhëtarime anë të sjelljes jo të hijshme (p.sh. dëmtimi i brendësisë së aeroplanit, transportim ilegal i kafshëve dhe gjësendeve tv rrezikshme etj)
  • Gjatë fluturimit t’i respektoj në përpikmeri instrukcionet e kapitenit si dhe antarëve të ekuipazhit
  • Të i nënshtrohet kontrollit të sigurisë të cilin e realizojnë organet shtetërore ose organizatat e autorizuara
  • Të e pershtasë veshjen dhe pamjen e tij/saj të jashtme, që të i përgigjet standardeve të transportit ajror.

AFATET PER CHECK-IN.

Koha e cekur nëbiletën tuaj është koha e fundit e ngritjes së aeroplanit për fluturim. Koha e cekur nuk është koha kur ju duhet të paraqiteni në fluturim, e as koha në të cilën duhet të hyni në aeroplan. Koha për paraqitje në fluturim, të cilëne përcakton kompaniae juaj ajrore, përfaqëson kohën më të vonshme kur duhet të jeni të gatshëm të hyni në aeroplan. Linja e juaj ajrore mund të e refuzoj hyrjen tuaj në aeroplan nëse vonoheni.

Dispozita të përbashkëta, përgjegjësite e transportuesit ajror në transportin ajror të udhëtarëve, bagazheve dhe mallrave

PËRGJEGJËSIA e transportuesit

Transportuesi duhet të sigurohet që udhëtarët janë të vetëdijshëm për vendndodhjen dhe funksionimin e:

  • Rripave e sigurimit,
  • Daljeve në rast nevoje të cilat janë paraparë për përdorim të përbashkët
  • Jelekëve të shpëtimit dhe maskave të oksigjenit, në qoftëse përdorimi i paisjeve të tilla është paraparë
  • Paisjeve tjera në rast emergjence, të parashikuara për përdorim individual.

Udhëtarët duhet të jenë të njoftuar per rregulline ndalimin te pirjes së duhanit dhe përdorimin e pajisjeve elektronike në bordin e avionit, shkelja e të cilave mund të dënohet me gjobë.

Nëse lind nevoja, transportuesi duhet të njoftojë udhëtarët me procedurat e emergjencës që janë të përshtatshme për situatën aktuale.

Transportuesi është i detyruar të sigurojë mundësinë e përdorimit të rripavetë sigurisë gjatë ngritjes, uljes, turbulencave si dhe në çdo rast tjetër sipas kërkesës se kapitenit te fluturimit, si dhe është i obliguar të informojë udhëtarët në lidhje me ruajtjen e gjësendeve të tyre në aeroplan.

Përgjegjësia e përgjithshme e transportuesit aplikohet ne:

  • Transportin ajror i brendshëm në bazë të së drejtës materiale që rregullon transportin dhe transportin ajror.
  • Në transportin ajror ndërkombëtar, në bazë të Marrëveshjes për Unifikimin e Rregullave të Caktuara lidhur me Transportin Ndërkombëtar Ajror – Konventa e Varshavës art. 15/1935, ne ndyshimet e Protokollit te Hages Neni. 15/1966.

Kufizimi në përgjegjësinë e transportuesit

Përgjegjësia e transportuesit në frymën e Konventës së Varshavës, të ndryshuar nga Protokolli i Hagës, humbja e shkaktuar nga vdekja ose dëmtimi i udhëtarëve është i kufizuar në shumën prej 20.000 USD, shuma e 58.000, – USD (75.000 USD përfshirë shpenzimet ligjore) – në frymën e marrëveshjes së Montrealit për fluturime në / nga / përmes SHBA dhe Kanada.

Përgjegjësia për dëmin

Transportuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar në linjëne vet. Kompania ajrore që ka lëshuar biletë ose ka bartur bagazhet në linjë tjetër transportues, vepron vetëm siagjent i tij.Udhëtari, megjithatë ka të drejte për të kërkuar kompensim në rasttë humbjes së bagazhittëdorezuar, nga transportuesi i parë ose i fundit.

Transportuesi nuk është përgjegjës për dëmin e shkaktuar për bagazhin e dorës ose sende të tjera të cilat ishin nën kujdesin e udhëtarëve, me përjashtim të rasteve kur dëmi lidhet me fajine transportuesit, ose kur udhëtari ka humbur aftësinë për tu kujdesur për bagazhin e tij. Nëse megjithatë, dëmi i shkaktuar është faj i përbashkët i udhëtarit dhe transportuesit, të dy do të mbajnë një përgjegjësi të përbashkët në lidhje me pjesën e saj në shkaktimin e dëmit.

Transportuesi është përgjegjës deri në shumën e dëmeve aktuale, pra, deri në kufirin e përgjegjësisë se saj.Transportuesi nuk është përgjegjës për dëmet indirekte apo për fitimin e humbur si pasoje e dëmit të shkaktuar.

Transportuesi është përgjegjës për humbjen ose vonesën që ka lindur në rrjedhën e fluturimit, per faj te tij.

Transportuesi nuk është përgjegjës për çfaredo dëmi, humbje ose dëme të shkaktuara nga rastet natyrore, vdekjen e kafshëve apo sjelljen e kafshëve, siç jane: kafshimi, lëndimi, shqelmimi, shpuarja apo ngulfatja osembajtja e kafshëve nëmënyrë tëgabuar, ose nga paaftësia për t’iu përshtatur kushteve të duhura të transportit ajror.

Transportuesi nuk është përgjegjës për dëmtimin e sendeve të brishta dhe të ndijshme apo gjëravetë thyshmee, pra, nuk është përgjegjës për humbjen e parave, bizhuterisë, metaleve të çmuara, ilaçeve, çelësave, video kamerave dhe pajisjeve tjera elektronike, obligacioneve dhe letrave me vlerë, dokumenteve të biznesit, pasaportave dhe dokumente të tjera identifikimi, të cilat janë të vendosura në bagazhet e dorëzuaranga ana e udhëtarit, me apo pa dijeninë transportuesit. Transportuesi nuk është përgjegjës për dëmtimin e bagazhit të udhëtarëve të shkaktuara nga vet përmbajtja e bagazhit.

Ne rastin e transportimit të personave mosha dhe gjendja psiko-fizike e tyre është me rrezikshmeriudhëtarin, kompania ajrore nuk do të jetë pergjegjese për çfaredo sëmundje, lëndim apo paaftësi, përfshirë dhe vdekjen, nëse ajo sëmundje, lëndim apo paaftesi vjen si rrjedhoje e gjendjes sëudhëtarit.

Kufizimi i përgjegjësisë së transportuesit vlen për të gjithë të punesuarit, agjentët si dhe përfaqësuesit e transportuesit.

TRANSPORTUESIT E NJËPASNJËSHËM

Transportimi te cilin e ben transportuesi apo edhe transportuesit tjere ne bazë te biletes se udhëtimit, ose nen te permban bileta tjera, konsiderohet si nje transport.Nëse transporti është kryer nga disa transportues, secili prej tyre, i cili pranon udhëtarë, bagazhe ose mallra, konsiderohet palë në kontratën e transportit në bazë të marrëveshjeve te zbatueshme ndërkombëtare.

Gjate nje transportimi te tille, udhëtaret apo perfaqesuesit e tyre mund të thirren në përgjegjësi ekskluzivisht transportuesin i cili ka kryer transportin gjatë së cilit ka ndodhur ngjarja që rezulton me te drejten e demit, me përjashtim të rasteve kur transportuesi i parë merr përgjegjësinë për të gjithë kohën e kontratës.

Në rastin e bagazhit ose mallrave, udhëtari ose perfaqesuesi mund të kërkojë përgjegjësinë e transportuesit të parë, e me pas udhëtari ose perfaqesuesi mund të kërkojë dëmshpërblim nga transportuesi i fundit, dhe më pas, secili prej tyre mund të kërkojë kompensim nga transportuesi, gate transportimit te te cilit ka pasur humbje apo dëmtim apo vonese të bagazhit ose mallerave. Këto jane pergjegesite e perbashketa te transportuesve ndaj udhëtarëve, dërguesve ose marrësve.

MËNYRAT DHE AFATET PËR REKLAMIM

Për dëmin e shkaktuar në shëndet, bagazhin e dorës dhe të pronave të tjera personale të udhëtarit është e nevojshme të i raportohet menjëherë kompanisë ajrore, e cila do tëpregatis një procesverbal. Gjatë raportimit të mëvonshem tëdëmit,udhëtarëtduhet tëkonfirmojnë lidhjen mes bagazheve të humbura dhe kompanisë ajrore në të cilën e raportojnë dëmin.

Për dëmtimin e bagazhit tëdorezuar, udhëtari është i obliguar që menjëherë të parashtroje ankesë tek kompania ajroredhe atëjo më vonë se 7 ditë pas pranimit të bagazhit. Për dëmtimin e mallërave gjatë transportit,është e nevojshme që ankesa të parashtrohet menjëherë, dhe jo më vonë se 14 ditë. Ankesa e përgjegjësisë për vonesën duhet të paraqitet me shkrim brenda 21 ditësh nga dita në të cilën bagazhi apo mallerat dorëzohen. Me rastin e mos-dorezimit te mallerave, është e nevojshme qe ankesa te parashtrohet ne nje periudhe prej 120 ditësh nga data  e lëshimit të çekut bagazheve.

  • E drejta për kompensim anulohet pas kalimit të 2 vjetëve nga data e uljes deri në vendin e destinacionit ose nga data në të cilën është ndërprerë transportimi

VLEFSHMERIA DHE EFEKTIVITETI

Në këto kushte të transportit të udhëtarëve, të gjitha të drejtat dhe detyrimet e udhëtarëve dhe transportuesve të këtyre Kushteve të transportit të udhëtarëve, si dhe të gjitha marrëdhëniet që nuk rregullohen në mënyrë specifike nga këto Kushte të transportittëudhëtarëve,nëtë gjitha kontestet që dalin në mes të udhëtarëve dhe kompanisë ajrore do të zbatohet legjislacioni i aplikueshem.

Zgjidhjene të gjitha mosmarrëveshjeve që dalin nga kushteve të transportit të udhëtarëve, do të jetë Gjykata kompetente.

BARTJA E KUSHTEZUAR E UDHËTAREVE DHE PERCJELLJA E FEMIJEVE

Bartja e udhëtareve, shendeti i të cilëve do te rrezikohej në sajë të moshës, dhe gjendjes psiko-fizike të tyre, realizohet me kusht që linja ajrore nuk merr çfaredo përgjegjësie për lendime eventuale, sëmundje ose ndonjë dëmtim tjetër, përfshirë dhe vdekjen e udhëtarit të shkaktuar nga gjësenet të cilat udhëtari i ka me vete – nëse ai dëm shkaktohet si pasojë e bartjes. Gjate bartjes së personave të semurë dhe shtatëzënave (maksimalisht deri në javën e 34-të të shtatëzënisë) është e nevojshme që të paraqitet, në formularin adekuat, vertetimi i mjekut i cili vërteton qëudhëtari është në gjendje të udhëtoj me aeroplan. Udhëtari është i obliguar që formularin në fjalë ta ketë më vete me rastin e blerjes së biletës. Bartja e shtatëzënave prej periudhes 34 javore realizohet ekskluzivisht në rrezik tëudhëtarit dhe femiut dhe se kompania ajrore nuk bartë përgjegjësi. Kompania ajrore ka të drejtë të refuzoj bartjen e shtatëzënave nëato raste.

Në rastin e vdekjes sëudhëtarit gjatë fluturimit trupi i tij/saj do të largohet nga aeroplani në aeroportin më të afërt dhe sipas protokollit, i dorëzohet autoriteteve kompetente për ruajtje të mëtutjsheme si dhe mundësim të transportimit shtesë.

Përcjellja e femijeve

Femijet e moshes 8 deri në 12 vjet mund të udhetojnë vetëm me supozimin se në vendin e nisjes kanë ardhur nën përcjelljen e personit të rritur, nga i cili, linja ajrore kërkon një deklaratë me shkrim në formularin e caktuar me të cilin konfirmohet se femijët do të priten nga një person i rritur në vendin e destinimit.Formularët mund të gjenden në zyrat e kompanisë ajrore. Kompania ajrore mund të kerkoj që mosha e femiut/femijëve të dëshmohet me anë të dokumentacionit shtesë. Fëmijët pa përcjellje, më të vegjël se 8 vjet, mund të bartën vetëm në kushte specifike të përcaktuara nga ana e kompanisë ajrore, te cilat mund te komunikohen nga ana e agjentit te IATA.

BAGAZHI

Dispozitat e përgjithshme

Bartja e bagazhit bëhet si bagazh i dorëzuar dhe i pa-dorëzuar (bagazh i dorës). Udhëtari ka te drejte në bartje pa pagesë të pagazhit sipas dispozitave tjera të këtyre kushteve.

Bagazhi i dorëzuar

Si bagazh i dorëzuar pranohen valixhet e mbyllura mirë (si dhe ato të mbyllura me qelës) ose bagazh tjeter i cili mund te mbyllet mirë. Me pajtimin e kompanisë ajrore, n bartje mund të përfshihen edhe objektet tjera. Për bagazhin të cilin udhëtari ia dorëzon kompanisë ajrore, (bagazhi i dorëzuar-lajmëruar)udhëtarit, si konfirmim i jepet vërtetimi mbi pranimin e bagazhit, të cilin udhëtari është i detyruar ta ruaj në rast tëankesës-reklamimit.Si bagazh i lajmëruar poashtu mund të bartet ushqim dhe kafshë të vogla, sipas rregulloreve të cilat i percakton kompania ajrore. Secili bagazh të cilin deshiron të dorezoj udhëtari, duhet të jetë i markuar nga ana e jashtme dhe e brendshme me anë të shenjes identifikuese në të cilën gjendet emri i udhëtarit dhe adresa e tij në vendin e arritjes (psh. emri i hotelit).

Emri në shenjen identifikuese të bagazhit duhet të jetë identik me shënimet në biletën e udhëtimit si dhe pasaportën e udhëtarit. Bagazhi, përfshirë dhe ata me dry, duhet të jene të mbyllura nëmënyrë qe mos të vijë deri tek hapja e tij gjatë transportit. Kompania ajrore nuk përgjigjet për bagazhet të cilat nuk janë marr menjëherë pas aterimit të aeroplanit në destinacion.

Bagazhi i lajmëruar bartet në hapësiren ruajtese të bagazheve brenda aeroplanit, dhe, si rregull, me të njejtin aeroplan me udhëtarin. Nëse një transportim i tillë nuk është i mundur, do te realizohet me lidhjen më të afert-hershme të mundur. Transportimi i bagazheve dhe gjësendeve, të cilët do të kërcenonin sigurinë e fluturimit, udhëtareve dhe pronës, njësoj sikur dhe bagazhet dhe gjësendet të cilat gjatë transportit ajror do të i nënshtroheshin dëmtimeve të ndryshme ose janë të paketuara nëmënyrë të papërshtatshme, kompania mund të i përjashtoje nga transportimi para nisjes ose kurdo gjatë fluturimit për në destinacion.
Udhëtari ka të drejtë në transportim pa pagesë të bagazhit të dorëzuar, i cili është në përputhshmeri me rregullat e aviokompanisë sa i përket peshës, dimenzioneve si dhe elementeve tjera.
Bagazhi i pa-dorëzuar(bagazhi i dorës)
Bagazhi i dorës të cilin udhëtari mund ta merr me vete në aeroplan është i dimenzioneve te caktuara: gjatësia maksimale: 56 cm, gjërësia maksimale 45 cm dhe thëllesia maksimale 25 cm, me dimenzionet e përgjithsme 115 cm.

Udhëtarit i lejohet të ketë me vete 1 (një) copë bagazh te dorës, me peshe deri në 5 kg, përvec nëse është përcaktuar ndryshe në bazë të rregullorës së brendshme të kompanisëtransportuese. Kompania ka të drejtë të kontrolloj peshën dhe dimenzionet bagazhit të dorës.
Në kabinën e aeroplanit munden që, pa pagesë, të bartën artikujt e mëposhtem për perdorim personal të cilat udhëtari i ka me vete, nën ruajtjen dhe perkujdesjen e tij:

  • Çante e vogel femrash
  • Pallto, shall apo mbulesë
  • Çader ose ili bastun
  • Fotoaparat, videokamerë, dylbi, laptop dhe telefon mobil
  • Shportë për foshnje dhe ushqim për foshnje gjatë fluturimit
  • Syze dhe ndihmëset ortopedike për udhëtarët me invaliditet

Poashtu, pa pagesë transportohet edhe karroca e udhëtarit me invaliditet, e cila për shkaqe të kapacitetit vendoset në hapësiren ruajtese (te valixheve) në aeroplan.

Bagazhet speciale

Me pajtimin paraprak tëkompanisë ajrore dhe nën kushtet e përcaktuara nga kompania ajrore, është e mundur të transportohen:

  • Kafshet e gjalla, perfshire zogjte dhe zvarraniket, (transportimi bëhet nen pergjegjesi te udhëtarit dhe vetem në ato vende ne te cilat është e lejueshme sipas rregulloreve te kompanisë). Bartja bëhet:

– në pjesën e udhëtarëve në aeropan (në kabinë) ose në hapësirën ruajtese (bagazhit), si mall, shih artikullin 17, pika 5 e kushteve.

Pa pagesë, krahas të lartcekurave, në kabinen e aeroplanit mund të transportohet qeni i cili shoqëron një person më të parë ose dëgjim të dëmtuar dhe nëse qeni ka per qëllim mbrojtjen e jetës njerezore. Qentë duhet të jenë të pajisur me kartelë vaksinimi si dhe dokumentacion tjetër përkatës.

Transportimi i armëve dhe municionit

Armët e të gjitha llojeve mund të pranohen në transport ajror vetëm në ato vende ku lejohet në baze të rregulloreve të kompanisë.Armët duhet të jene të pa-mbushura, të siguruara dhe të vendosura eksluzivisht në hapësiren ruajtese të aeroplanit. Municioni, i cili ka veti eksploduese, kategorizohet si „artikull i rrezikshëm“dhe mund të transportohet në baze të kushteve dhe rregullave të cekura në fletushken e IATA për transportimin e artikujve të rrezikshëm. Transportimi i bagazheve diplomatike iu lejohet koriereve diplomatik, ne kabinen e aeroplanit.

Ekstra bagazhi – bagazhi i tepërt

Gjatë përdorimit të ashtuquajturës njesi copë të bagazhit (pc) për në/nga SHBA-të, teritori i SHBA dhe Kanadës, për secilen copë të ekstra bagazhit ose tejkalimit të peshes ose madhësisë së lejuar, paguhet tarifë në vlerë monetare të përcaktuar.

Bagazhi në linjat tjera, i cili ka peshën më të madhe sesa ajo e lejuar, do të transportohet brenda mundësive të kapaciteteve tëkompanisë ajrore dhe për tëcilat do të llogaritet pagesë e tarifes shtesë bazuar në cdo 1 kg të peshës së tepërt, e në bazë të tarifave të përcaktuara nga kompania.

Llogaritja e bagazhit të përbashkët

Nëse dy apo më shume udhëtar të cilet udhëtojnë së bashku në të njëjtin destinacion, ndërsa bagazhet e tyre i dorëzojnë në të njëjtën kohë dhe në të njejtin vend, atëhere atyre ju lejohet llogaritja e përbashkët e peshës së bagazhit, e cila i përgjigjet shumës së peshës së bagazhit të lejuar për ata udhëtar.

Kontrollimi i bagazhit

Transportuesi ka të drejtë, që në prani tëudhëtarit të vërtetoj përmbajtjen e valixhes sëudhëtarit. Nëse udhëtari mungon, ka të drejtë që, nëpraninë e së paku një dëshmitari, i cili është i punësuar nga ana e kompanisë, të hap valixhen e udhëtarit, nëse konstaton që përmban artikuj të palejuar në fluturim, ose artikuj të cilët i nënshtrohen regjimit te veçant.

Bagazhi pa-përcjellje

Transportimi i bagazhit pa percjellje realizohet në bazë të rregulloreve të veçanta të linjës ajrore.

Valixhja me vlerë të deklaruar

Udhëtari ka mundësi të deklaroj vlerën e bagazhit të dorëzuar në vlerë më të madhe sesa është përgjegjesia e kompanisë ajrore nën supozimin qëkompania ajrore ka përcaktuar kushtet për këto raste.

Terheqja e bagazhit te dorezuar

Udhëtari është i obliguar qe të terheqë bagazhin e tij menjëherë pas aterimit të aeroplanit.

Bagazhin mund ta tërheqë vetëm poseduesi i konfirmimit të dorëzimit të bagazhit. Transportuesi nuk është i obliguar të determinoje nëse pronari i konfirmimit të bagazhit e ka tërhjeke valixhen dhe nuk pergjigjet për humbjen, dëmtimin ose shpenzimet tjera të cilat mund ti ketëudhëtari në lidhje me bagazhin e tij. Dëmtimi, mos-arritja dhe humbja e valixhës duhet menjehere të raportohet tek transportuesi i cili është i obliguar te pregatis një procesverbal. Në të kundërtën, nënkuptohet se valixhja është dorezuar në gjendje të rregullt.

9.ORARI I FLUTURIMIT

Linja ajrore do të perpiqet, me mundin maksimal, të realizoj bartjen e udhëtarit dhe bagazhit të tij, sipas orarit të përcaktuar të fluturimit në ditën e caktuar. Oraret e fluturimeve mund të ndryshohen pa informacion paraprak. Transportuesi nuk mban përgjegjësi në dëmtime të tërthorta dhe të trashëguara.

Parregulltesite ne transportin ajror

Për arsye speficike, të cilat nuk varen nga linja ajrore (për arsye të „forcës së madhe“ psh. Kushteve atmosferike, arsyeve teknike të cilat nuk janë gabim i transportuesit, në rast lufte, grevave të ndryshme nga puntorët të cilët kryejnë shërbimin e transportit etj.) transportuesi mund të, shtyj, anulojë, nderpren, ri-drejton fluturimin, ndryshon llojin e aeroplanit, ose bën dorëzimin tek transportuesi tjetër, e te mos mbanë përgjegjësi të mëtutjeshme, përveç përgjegjësisë së sigurimit të transportit me aeroplane tjerë ose me mjete tjera transporti, ose kthimin e mjeteve.

Nëse fluturimi është shtyer, anuluar, ose është ndryshuar lloji i aeroplanit në rrethanat e krijuara si gabim i kompanisë ajrore, kompania nuk është nëmundësi të siguroj vendin e konfirmuar udhëtarit, udhëtari nuk mund tëarrijë ne fluturimin e konfirmuar më herët, ose nëse rrethanat ndikojnë në atë që udhëtari të vonohet në fluturimin lidhës, transportuesi është i obliguar ose:

  • të transportoj udhëtarin me ndonjë linje tjeter ajrore të rregullt në të cilën ka vende të lira ose
  • ri-drejtoje udhëtarin deri tek destinimi final i cekur në biletën e udhëtarit, me fluturim të rregullt te tij ose tëndonjë tjeter kompanie ajrore, ose të siguroj transportim tokësor tëudhëtareve

Ne qoftë se shpenzimet e transportit rrugor, shpenzimet e pagesës për bagazh shtesë dhe sherbimet tjera lidhur me ndryshimin e orarit tëudhëtimit e tejkalojnë vlerën e çmimit të paguar të biletës, linja ajrore nuk do të kerkojëpagesë shtesë dhe do ti paguaj udhëtarit dallimin në cmim në qoftëse çmimet e transportimit tëudhëtarit për destinimin e ndryshuar, janë më të vogla sesa çmimi i biletes së paguar ose:

  • do të kthej pagesën e biletes në përputhje me artikullin 13 të kushteve të cekura dhe nuk do të ketë pergjegjesi tjeter ndaj udhëtarit
  • Të i mundësoj udhëtarit me rezervim të konfirmuar, të cilit i është pamundësuar hyrja-bordingu në aeroplan për shkak të mungesës së vendeve në aeroplan, pagesën e përshtatshme sipas rregulloreve të linjës ajrore.

Linja ajrore nuk bartë përgjegjësi për gabimet dhe lëshimet në oraret e fluturimit ose informatave tjera të marra nga të punësuarit ose agjentët e linjës ajrore në lidhje me kohën e nisjes ose ardhjes, me përjashtim në rastet kur linja ajrore është e vetëdijshme që me sjelljen apo lëshimin e vet do të shkaktoj dëme.