Fillimi | Mënyrat e pagesës

Mënyrat e pagesës

Konfirmimi i rezervimit

Ofertat tona përfshijnë të gjitha pagesat dhe taksat.

Tarifat për lëshimin e aviobiletes (ticket service charge):

  • Për fluturimet e rezervuara në webfaqen www.aviobileta.com –  12.00 EUR
  • Për fluturimet e rezervuara me anë të telefonit, emailit apo në zyrat e kompanise – 20.00 EUR
  • Fluturimet Ndërkombëtare (brenda IATA Zone 2 – Evropa*)  – 25.00 EUR
  • Fluturimet Ndërkontinentale – 25.00 EUR

Në rast anulimi të udhëtimit, për biletat e blera, kompenzimi i shumës së lëshimit (ticket service charge) nuk është i mundur.

PAGESAT ME KREDIT KARTELË

Pagesa me kartelë është e mundur për aviokompanitë të cilat pranojnë kredit kartelat e llojit: Master, Visa, American Express dhe Diners.

PAGESA ME ANË TË LLOGARISË BANKARE

Me rastin e konfirmimit të rezervimit, pagesën tuaj mund ta beni në xhirollogarinë e kompanise sonë si vijon:

Mbajtesi i llogarisë: AVIOBILETA TMC LLC
Numri i llogarisë: 1501 0900 0378 2394
IBAN: XK05 1501 0900 0378 2394
SWIFT: RBKOXKPR
Banka: Raiffeisen Bank Kosova, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Aviobileta.com mban të drejtën e mos-lëshimit/konfirmimit të shërbimit në qoftë se pagesa juaj nuk mund të shihet në llogarinë tonë. Me rastin e pagesës në llogarinë e www.aviobileta.com, ju këshillojmë që pagesat e tilla ti bëni ditëve të punës dhe gjatë orarit të punës 08-16, në menyrë që pagesa nga banka juaj të realizohet sa më shpejtë dhe pa vonesa.

Ju lusim që me rastin e pagesës, të na dergoni një kopje të urdhëresës në email adresën tonë: aviobileta@aviobileta.com.

Në momentin që pagesa juaj evidentohet dhe mund të shihet në llogarinë tonë, ne do të procesojme bileten tuaj menjëherë. Biletën elektronike ose konfirmimin e rezervimit, do ta pranoni në menyrë elektronike në email adresën tuaj, të vendosur me rastin e rezervimit.

Fatura do u dërgohet në mënyrë elektronike me rastin e përpunimit të rezervimit.

PAGESAT NË TË HOLLA TË GATSHME

Pagesat në të holla të gatshme mund të bëhen cdo ditë pune në zyrat e kompanisë në:

Bulevardi Bill Klinton, Qendra “Përparimi”, Nr.1/18
10000, Prishtine,
Republika e Kosovës

INFORMATA ME RËNDËSI

Ekzistojnë disa kombinime aviokompanish brenda rezervimit të njëjtë, të cilat, për shkaqe teknike nuk jemi në mundesi të i leshojmë sipas çmimeve të konfirmuara.

Ekziston mundësia e ndryshimit të shumës së taksave të Aeroportit deri ne momentin e nisjes. Në rast të tillë, ju do te kontaktoheni nga agjentet tanë brenda 24 oresh nga realizimi i rezervimit, me ane te telefonit dhe/ose e-mailit tuaj te vendosur me rastin e rezervimit.

* Për të gjitha udhëtimet me nisje nga Belgjika, Finlanda, Irlanda, Hollanda, Gjermania, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, bashkësia e aviokompanive Star Alliance do të ju ngarkojë kartën tuaj të kreditit me një shtesë prej 8 € .*

 

REZERVIMI I AVIOBILETAVE ME ANË TË WEBFAQES TONË

Çmimi me të gjitha taksat dhe kostot shfaqet pasi që tëkeni përzgjedhur fluturimet e kërkuara (në hapin e tretë tëprocesit të rezervimit.

Para perfundimit të rezervimit me anë të webfaqes sone: aviobileta.com ju ofrohen këto mundësi pagese:

Pagesa me anë të kredit kartelës –  Për vertetimin e rezervimit nevojitet vendosja e informatave të kredit kartelës së udhëtarit apo personit i cili realizon pagesën në emër të udhëtarit.Kredit kartela juaj do të autorizohet dhe realizohet pagesa, Rezervimi do te konfirmohet menjëherë. Ju do të pranoni konfirmimin me detajet e rezervimit dhe konfirmimin e pagesës së kryer, përfshirë dhe biletën tuaj elektronike valide për udhëtim.Pagesat online mund të kryhen nga poseduesit e kredit kartelave VISA, MASTER, AMERICAN EXPRESS dhe DINERS.Pagesat me kartela debiti (psh. Maestro, Visa Electron) nuk mund te realizohen. Ju kërkojmë ndjesë.

Mënyrat tjera të pagesës – “Do të ju kontaktoj më vonë me detajet e pagesës” – Ju lusim që në një afat prej 24 orësh në emailin tonë: aviobileta@aviobileta.com, ose përmes telefonit në numrin: 038 600001 të na tregoni mbi mënyren e pageses së përzgjedhur dhe cila ju konvenon më së shumti. Opcionet janë si vijon:

  • Pagesa në xhirollogarinë e aviobileta.com
  • Pagesa më anë të kredit kartelës (me anë të telefonit ose në zyrat e kompanisë)
  • Në të holla të gatshme (personalisht në zyrat e kompanisë)
  • Kombinim i opcioneve te lartpërmendura